Lidhje

Vukçeviç do t'i kërkojë Shqipërisë rihetim për trafikun e organeve


Prokurori i Serbisë për krimet e luftës thotë se do t’i kërkojë Shqipërisë të hetojë përsëri njoftimet se disa serbë që u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë mund të kenë qënë viktima të një operacioni për trafikimin e organeve.

Prokurori Vladimir Vukseviç u tha gazetarëve në Beograd se hetuesit e tij kanë të dhëna të reja se rreth 300 serbë që u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1990 u bënë viktima të një rrjeti në Shqipëri për trafikimin e organeve.

Ai paraqiti fotografi të disa viktimave serbe të këtij operacioni si dhe të zonave ku thuhet se u zhvilluan këto ngjarje.

Vitin e kaluar, prokurorja e përgjithëshme e Shqipërisë tha se nuk do të ndihmonte kryerjen e një hetimi nga ana e Beogradit që synonte shqyrtimin e pretendimeve për trafikim organesh. Këto pretendime dolën në sipërfaqe vjet nëpërmjet një libri të ish kryeprokurores së Gjykatës së OKB-së për krime lufte në ish Jugosllavi, Karla del Ponte. //bsa//

XS
SM
MD
LG