Lidhje

Maqedoni: Fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore


Mbrëmë në mesnatë filloi zyrtarisht fushata parazgjedhore në Maqedoni për zgjedhjet presidenciale dhe vendore, të cilat do të mbahen më 22 mars.

Shtatë kandidatë garojnë për postin e presidentit dhe shtatëqind të tjerë për postet e prefektëve në 84 komuna.

Këto zgjedhje paraqesin një test për Maqedoninë, në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Komuniteti ndërkombëtar kërkon që zgjedhjet të zhvillohen në një frymë demokratike.//lk

XS
SM
MD
LG