Lidhje

SHBA do të japin 900 milionë dollarë për rindërtimin e Gazës


Donatorët ndërkombëtarë që po takohen në Egjipt filluan të premtojnë miliarda dollarë ndihma për paletinezët, gjysma e të cilave do të shkojnë për të rindërtuar Rripin e Gazës. Shumë diplomatë të lartë dhe udhëheqës botërorë të mbledhur në Sharm el-Sheik bënë thirrje për bashkim mes fraksioneve palestineze të Fatahut dhe Hamasit. Por donatorët ndërkombëtarë e bënë gjithashtu të qartë se ndihma e tyre nuk do të shkojë për Hamasin. Autoriteti palestinez i udhëhequr nga presidenti Mahmoud Abbas po kërkon 2.8 miliardë dollarë ndihma. Sekretarja amerikane e Shtetit tha se përgjigja për krizën në Gaza nuk mund të veçohet nga përpjekjet për arritjen e një paqe të qëndrueshme në rajon. Ndërsa zonja Klinton filloi udhëtimin e saj të parë në Lindjen e Mesme si Sekretare e shtetit, palët kanë shpresa të ndryshme për përparimit që mund të sjellë vizita e saj.

Zonja Klinton shfrytëzoi konferencën ndërkombëtare të donatorëve për të bërë thirrje për veprime urgjente për arritjen e një paqe të gjithanshme arabo-izraelite.

Zyrtarët izraelitë mirëpritën vizitën e zonjës Klinton në rajon.

"Kjo vizitë do ti'u japë mundësi të dyja palëve të mendojnë së bashku për të përmirësuar situatën në Gaza por gjithashtu për të nxitur bisedimet izraelito-palestineze. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të dyja palët të diskutojnë çështje rajonale, dhe ato me vlera strategjike si kërcënimi nga Irani i stabilitetit në Lindjen e Mesme", tha një zëdhëës i Ministrisë së Jashtme izraelite.

Në takimin e sotëm me kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe kryeministrin e ngarkuar Benjamin Netanjahu, një nga çështjet e paevitueshme që do të diskutohet është zgjerimi i vendbanimeve hebraike në Bregun Perendimor.

Projekti i debatueshëm izraelit është kundështuar nga palestinezët dhe Shtetet e Bashkuara.

Zonja Klinton do të shkojë gjithashtu në Bregun perendinor dhe do të takojë udhëheqësit palestinezë përfshi presidentin Mahmoud Abbas.

Negociatori palestinez Saeb Erekat tha se ka shqetësime se qeveria e re izraelite do të refuzojë një zgjidhje me dy shtete dhe marrëveshjet e nënshkruara.

Ai thotë se ka shqetësime se Iraeli do të vazhdojë ndërtimin e vendbanimeve dhe do të kundërshtojë detyrimet e një plani të paqes. Zoti Erekat thotë se në se këto shqetësime materializohen, qeveria palestineze dëshiron ta pyesë zonjën Klinton në se administrata amerikane do ta trajtojë qeverinë e ardhshme izraelite si një partnere.

Nga ana e tij zëdhënësi i Hamasit Fawzi Barhoum tha se beson se presidenti Obama gaboi kur zgjodhi zonjën Klinton të drejtojë politikën e tij të jashtme.

Ne dëgjuam zotin Obama të fliste për një epokë dhe politikë të re që synonte të sillte reforma dhe drejtësi, ndërsa zonja Klinton po përdor të njëjtën gjuhë të ish administratës Bush. Besojmë se deklarata e saj e fundit rreth kushteve për rindërtim është e pabalancuar dhe jo llogjike,tha zëdhënësi i Hamasit.

Pas konferencës së donatorëve në Sharm El-Sheik, zonja Klinton shkon në Jeruzalem.



XS
SM
MD
LG