Lidhje

Stuhi e fuqishme dëbore godet pjesën verilindore të SHBA-së


Një stuhi e fuqishme me dëborë ka goditur pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë ndërprerje të energjisë për mijëra shtëpi dhe duke anuluar qindra fluturime. Meterologët parashikojnë gati 30 centimetra dëborë në disa shtete verilindore.

Rajoni është përfshirë gjithashtu nga erëra të forta. Punonjësit e bashkive hodhën kripë dhe pastruan rrugët nga dëbora, por makinistët ende u përballën me kushte të rrezikshme në trafikun e mëngjesit. Shumë shërbime të autobuzëve u anuluan.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat në disa shtete dhe zyrat federale në Uashington u hapën me vonesë. Dëbora e madhe detyroi anullimin e qindra fluturimeve nga aeroportet e shteteve Nju Jork, Nju Xhersi dhe Masaçusets.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Blumberg tha se koha e stuhisë në fund të sezonit të dimrit vërteton shprehjen e vjetër amerikane se “marsi vjen si luani dhe del si qingji”. //bsa//

XS
SM
MD
LG