Lidhje

Sekretarja Klinton kritikon shkatërrimet e shtëpive palestineze në Jeruzalem



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i quajti shkatërrimet e shtëpive palestineze nga Izraeli në Jeruzalemin Lindor, të papranueshëm dhe me pasoja afatgjate.

Duke folur sot në Bregun Perendimor me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, zonja Klinton tha se e kishte ngritur këtë çështje me zyrtarët izraelit.

Zoti Abbaz u pyet në konferencën e shtypit rreth rolit të Iranit në diskutimet për zgjidhjen e çështjeve mes qeverisë së tij dhe grupit Hamas. Zoti Abaz mohoi një rol të tillë duke thënë se Teherani duhet të shohë punët e veta dhe të mos ndërhyjë për një ndarje më të thellë mes palestinezëve.

Zonja Klinton u takua më parë me kryeministrin palestinez Salam Fajad në Bregun Perendimor.

XS
SM
MD
LG