Lidhje

Presidenti Obama komenton për sistemin e mbrojtjes nga raketat


Presidenti Barak Obama tha se nëse parandalohet Irani për të zotëruar armë bërthamore, pakësohet nevoja për një sistem mbrojtës nga raketat në Evropë, por presidenti mohoi të jetë arritur ndonjë marrëveshje me Rusinë për të ndaluar Iranin që të zhvillojë armë me rreze të gjatë veprimi.

Sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se një artikull i gazetës New York Times, nuk karakterizoi me saktësi një letër që ai i dërgoi Presidentit rus, Dmitri Medvedev.

Zoti Obama tha se kjo letër bënte fjalë për një sërë çështjesh, por nuk përfshinte sugjerimin që Shtetet e Bashkuara do të rishqyrtonin planet për dislokimin e sistemit mbrojtës nëse Moska do të ndihmonte që Irani të ndalohet të zhvillojë armë të tilla. Ai tha se letra ishte një deklaratë faktesh, një përsëritje e pohimeve të tij të mëparshëm se sistemi mbrojtës nga raketat ka objektiv kërcënimin iranian dhe jo një kërcënim rus.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara duhet të rivendosin marrëdhëniet e mira me Rusinë. Sot në Spanjë, edhe presidenti rus Medvedev e mohoi këtë shkëmbim dhe tha se nuk është produktive të lidhen bisedimet për sistemin e mbrojtjes nga raketat me programin bërthamor të Iranit. Ai tha gjithashtu se Moska është gati të diskutojë planet për mbrojtjen nga raketat që të përputhen me interesat e Rusisë, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. //iç//

XS
SM
MD
LG