Lidhje

Presidenti Obama pret Kryeministrin britanik Braun


Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe kryeministri britanik Gordon Braun theksuan rëndësinë e “marrëdhënieve të veçanta”, siç u shprehën ata, mes dy vendeve.

Presidenti Obama e cilësoi Britaninë si një prej aleatëve më të afërtë dhe më të fortë të Amerikës në frontin ekonomik dhe në çështjet e sigurimit të përbashkët.

Kryeministri britanik i cilësoi marrëdhëniet amerikano-britanike si një partneritet qëllimesh, i dalë nga vlera të përbashkët dhe të nxitur nga nevoja për të bashkëpunojnë lidhur me problemet ekonomike të botës.

Ai tha se me zotin Obama diskutuan se si duke marrë masa së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Britania mund të ndihmojnë vende të tjera që të bashkëpuinojnë dhe të krijojnë një sistem financiar më të qëndrueshëm.

Kryeministri britanik ka bërë thirrje për një marrëveshje të re globale për të rigjallëruar ekonominë botërore duke iu referuar politikave ekonomike të ish-Presidentit amerikan Frenklin Delano Ruzvelt të ashtuquajtuara “marrëveshja e re”, të cilat u përdorën për të nxjerrë vendin nga Depresioni i Madh.

Zoti Braun shprehej në gazetën Sunday Times të Londrës se të gjitha vendet duhet të bien dakord të ushqejnë me fonde ekonomitë e tyre, si edhe për reforma ndërkombëtare bankare dhe një reformim të institucioneve ndërkombëtare. //iç//


XS
SM
MD
LG