Lidhje

Kush e nxori informacionin për helikopterin e Shtëpisë së Bardhë


Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara po përpiqen të sqarojnë se si një përdorues kompjuteri i paautorizuar në Iran, arriti që përmes internetit të gjejë të dhëna rreth një helikopteri që përdoret nga Shtëpia e Bardhë.

Menaxheri i një kompanie amerikane për sigurinë e kompjuterve tha dje se informacioni kishte përfunduar në internet nga punonjësi i një firme amerikane të mbrojtjes përmes një rrjeti që përdoret për shkëmbim informacionesh mes ekspertësh të kësaj fushe.

Menaxheri, Kith Tagliaferri nuk tha se për cilën kompani ishte fjala por bëri të ditur se kjo firmë si dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë po hetonin rreth çështjes.

Zëdhënës të ushtrisë thanë se ky informacion nuk duhet të ishte bërë publik megjithëse nuk ishte fjala për modelin e helikopterit që përdoret për Presidentin Barak Obama.

Flota presidenciale përfshin edhe një helikopter tjetër, Sikorski VH-60, që përdoret për transportimin e stafit dhe të personave të ftuar.

Një zëdhënës i firmës Lockheed, e cila po prodhon një helikopter të ri presidencial, tha se kompania nuk kishte gisht në publikimin e informacionit në internet. //ii

XS
SM
MD
LG