Lidhje

SHBA: Reagime ndaj planit Obama për të ndihmuar pronarët e shtëpive

Presidenti Barak Obama ka bërë të ditur një plan për të ndihmuar banorët të mos humbasin shtëpitë. Megjithëse plani nuk i përfshin të gjithë pronarët e shtëpive që paguajnë me vështirësi këstet mujore, analistët thonë se plani është një hap pozitiv drejt stabilizimit të tregut të banesave.

Milliona amerikanë po i humbasin shtëpitë pasi nuk janë në gjendje të paguajnë këstet mujore. Merilee Maybee nga Feniksi i Arizonës është mes rreth dy milionë pronarëve, shtëpitë e të cilëve janë marrë nga bankat kreditore.

"Kemi humbur gjithçka. Gjithçka që kemi bërë, zbukurimet, pemët, gjithçka që kishim vënë”.

Kohët e fundit Presidenti Barak Obama shpalli planin e tij prej 275 miliardë dollarësh për të ndihmuar pronarët e shtëpive në vështirësi.

"Ëndërra amerikane po testohet nga kriza e tregut të banesave që kërcënon jo vetëm stabilitetin e ekonomisë tonë, por edhe stabilitetin e familjeve dhe komuniteteve”.

Plani Obama mund të ndihmojnë rreth 9 milionë pronarë shtëpish në dy grupe. Në një prej tyre bëjnë pjesë ata që i kanë hua bankës më shumë se sa vlen shtëpia e tyre, ndërsa në grupin tjetër bëjnë pjesë ata që nuk mund të paguajnë këstin muajor.

Në janar të këtij viti, sipas statistikave të firmës “Realty Trac”, që ndjek tregun e banesave, një ndër 466 shtëpi në Shtetet e Bashkuara ishte në një farë forme në faza të ndryshme të procesit të marrjes së shtëpisë nga banka.

Kur shtëpitë që marrin bankat viehn për shitje, ato mbingarkojnë tregun tashmë të bllokuar të shtëpive. Ekonomisti i lartë i Shoqatës Kombëtare të Sekserëve, Dr. Lawrence Yun, përshkruan gjendjen e përshkallëzuar të tregut.

"Një numër tepër i madh shitësish,... por shumë pak blerës,... dhe çmimet e shtëpive po bien. Në qoftë se do të paksonim numrin e shtëpive të humbura që hidhen në treg, kjo do të stabilizonte çmimet e shtëpive”.

Meqë plani Obama pëmban kushte të caktuara, jo të të gjithë pronarët e shtëpive në vështirësi do të përfitojnë. Sharon Price është analiste e grupit për mbrojtjen e konsumatorëve, Konferenca Kombëtare e Strehimit.

"Ata nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë çdo pronar. Miliona familjeve bankat do të vazhdojnë t’u marrin shtëpitë”.

Sipas ligjit të tanishëm, pronarët e shtëpive që rrezikojnë ta humbasin atë, nuk mund të deklarojnë falimentimin dhe pastaj të ndryshojnë kushtet e huasë. Por Kongresi po shqyrton mundësinë e ndryshimit të këtij ligji për t’u dhënë autoritet gjykatësve të rinegociojnë kushtet e huasë ose t’i ndihmojnë familjet të qendrojnë në shtëpitë e tyre. Presidenti Obama i mbështet këto ndryshime.

Shoqata e Bankierëve Huadhënës paralajmëron se ndryshimet në ligjin e falimentimit do të kenë pasoja të rënda. Zv/Presidenti i shoqatës, Francis Creighton, thotë se investitorët ndërkombëtarë mund të ndjehen tejet të pasigurt në rrethana të tilla.
Milliona amerikanë po i humbasin shtëpitë pasi nuk janë në gjendje të paguajnë këstet mujore. Merilee Maybee nga Feniksi i Arizonës është mes rreth dy milionë pronarëve, shtëpitë e të cilëve janë marrë nga bankat kreditore.

"Kemi humbur gjithçka. Gjithçka që kemi bërë, zbukurimet, pemët, gjithçka që kishim vënë”.

Kohët e fundit Presidenti Barak Obama shpalli planin e tij prej 275 miliardë dollarësh për të ndihmuar pronarët e shtëpive në vështirësi.

"Ëndërra amerikane po testohet nga kriza e tregut të banesave që kërcënon jo vetëm stabilitetin e ekonomisë tonë, por edhe stabilitetin e familjeve dhe komuniteteve”.

Plani Obama mund të ndihmojnë rreth 9 milionë pronarë shtëpish në dy grupe. Në një prej tyre bëjnë pjesë ata që i kanë hua bankës më shumë se sa vlen shtëpia e tyre, ndërsa në grupin tjetër bëjnë pjesë ata që nuk mund të paguajnë këstin muajor.

Në janar të këtij viti, sipas statistikave të firmës “Realty Trac”, që ndjek tregun e banesave, një ndër 466 shtëpi në Shtetet e Bashkuara ishte në një farë forme në faza të ndryshme të procesit të marrjes së shtëpisë nga banka.

Kur shtëpitë që marrin bankat viehn për shitje, ato mbingarkojnë tregun tashmë të bllokuar të shtëpive. Ekonomisti i lartë i Shoqatës Kombëtare të Sekserëve, Dr. Lawrence Yun, përshkruan gjendjen e përshkallëzuar të tregut.

"Një numër tepër i madh shitësish,... por shumë pak blerës,... dhe çmimet e shtëpive po bien. Në qoftë se do të paksonim numrin e shtëpive të humbura që hidhen në treg, kjo do të stabilizonte çmimet e shtëpive”.

Meqë plani Obama pëmban kushte të caktuara, jo të të gjithë pronarët e shtëpive në vështirësi do të përfitojnë.Sharon Price është analiste e grupit për mbrojtjen e konsumatorëve, Konferenca Kombëtare e Strehimit.

"Ata nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë çdo pronar. Miliona familjeve bankat do të vazhdojnë t’u marrin shtëpitë”.

Sipas ligjit të tanishëm, pronarët e shtëpive që rrezikojnë ta humbasin atë, nuk mund të deklarojnë falimentimin dhe pastaj të ndryshojnë kushtet e huasë.Por Kongresi po shqyrton mundësinë e ndryshimit të këtij ligji për t’u dhënë autoritet gjykatësve të rinegociojnë kushtet e huasë ose t’i ndihmojnë familjet të qendrojnë në shtëpitë e tyre. Presidenti Obama i mbështet këto ndryshime.

Shoqata e Bankierëve Huadhënës paralajmëron se ndryshimet në ligjin e falimentimit do të kenë pasoja të rënda. Zv/Presidenti i shoqatës, Francis Creighton, thotë se investitorët ndërkombëtarë mund të ndjehen tejet të pasigurt në rrethana të tilla.

"Në qoftë se u jep gjykatësve autoritetin të ndryshojnë vlerën e huasë, atëhere investitorët ndërkombëtarë do të kërkojnë një interes më të lartë për huatë që do të japin, ose në të kundërtën ata nuk do të japin hua”.

Plani Obama përfshin vetëm ata njerëz që banojnë në shtëpitë e tyre. Shtëpitë e pushimit dhe shtëpitë e blera për t’u dhënë me qera, si burim të ardhurash, nuk përfshihen në të.

Disa njerëz nuk janë në gjendje të paguajnë këstet muajore edhe pas ndryshimit të kushteve të huasë. Sipas një raporti të qeverisë amerikane të nxjerrë në dhjetor 2008, rreth 20 përqind e këtyre mbetën mbrapa me pagesat.

Credit Suisse, një kompani ndërkombëtare huash, ka parashikuar se në katër vjetët e ardhëshëm, mbi 8 milionë pronarë pritet të humbasin shtëpitë. //iç//

XS
SM
MD
LG