Lidhje

Obama: Reforma për dhënien e kontratave qeveritare



Presidenti amerikan Barak Obama premtoi t’u kursejë taksapaguesve amerikanë miliarda dollarë çdo vit duke ndryshuar mënyrën sesi qeveria bën biznes.

Presidenti urdhëroi sot ndryshimin e rregullave për kontratat qeveritare, duke thënë se ka ardhur koha të kthehet rrjedha e papërgjegjësive fiskale.

Presidenti Obama tha se shpenzimet qeveritare në kontratat për mallra dhe shërbime janë dyfishuar gjatë tetë vjetëve të fundit për shkak të mungesës së vëzhgimit dhe të konkurrencës.

Ai paralajmëroi gjithashtu se kanë marrë fund ditët kur kompanive të mbrojtjes ju jepeshin çeqe të bardhë.

Drejtori i buxhetit në Shtëpinë e Bardhë Peter Orszag do të punojë me kabinetin dhe zyrtarët e agjencisë për të hartuar rregulla më strikte deri në fund të shtatorit.

Presidenti tha se reformat mund të sjellin kursimin e gati 40 miliardë dollarëve në vit.//rd//

XS
SM
MD
LG