Lidhje

Serbë të Bosnjes ngrenë padi kundër OKB-së dhe Holandës


Një grup i serbëve të Bosnjes ka ngritur padi ndaj Kombeve të Bashkuara dhe Holandës, duke thënë se paqeruajtësit holandezë nuk i mbrojtën serbët pranë Srebrenicës.

Organizata e quajtur Projekti Historik i Srebrenicës tha dje se e kishte dërguar padinë javën e kaluar në një gjykatë të Hagës.

Ajo tha se nuk synon t’i minimizojë vrasjet e myslimanëve të Srebrenicës në vitin 1995, duke i quajtur ato një masakër të tmerrshme.

Por organizata thotë se dëshiron të tregojë se tragjedia ishte shumëkombëshe dhe se viktima ishin edhe serbët.

Grupi thotë se të paktën 1 mijë civilë serbë u vranë ose u zhdukën kur forcat serbe të Jugosllavisë hynë në territorin që duhet të ishte një zonë e sigurt e OKB-së nën mbrojtjen e ushtarëve holandezë.

Tetë mijë burra dhe djem myslimanë u ekzetuan.

Edhe myslimanët e Bosnjes kanë ngritur padi në Hagë. //ii

XS
SM
MD
LG