Lidhje

Skandali seksual i ministrit të kulturës Ylli Pango


Në Shqipëri pamjet e transmetuara të mërkurën nga televizioni Top Chanel ku ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango ngacmonte seksualisht një vajzë e cila kërkonte të punësohej në ministrinë e tij, ka shkaktuar sot debate të forta politike në parlament. Ndonëse shumica dhe opozita kanë dënuar ashpër veprimet e ministrit, të majtët kanë folur për një skandal të radhës sipas tyre të kësaj qeverie. Ndërsa shumica është përgjigjur duke deklaruar se shkarkimi i menjëhershëm i ministrit dëshmon për standartin etik dhe moral të qeverisë. Sot pasdite kryeministri emëroi ministrin e ri, Ardian Turku. Prokuroria nga ana e saj ka nisur veprimet e para për të vendosur hapjen e hetimeve ndaj zotit Pango.



XS
SM
MD
LG