Lidhje

Evropa ul normat e interesit në përpjekje për të dalë nga recesioni


Normat bazë të interesit do të zbresin në një nivel të ulët rekord në kuadër të përpjekjeve evropiane për të dalë nga recesioni.

Banka e Anglisë e uli sot normën bazë të interesit në 0.5 përqind, niveli më i ulët në 314 vjet, ndërkohë që Banka Qendrore Evropiane uli normat e interesit në 1.5 përqind.

Të dyja bankat qendrore shpresojnë se ulja e normave të interesit do të ndihmojë për të lehtësuar kreditimin për konsumatorë dhe kompani.

Uljet e mëparshme të normave të interesit nuk patën sukses në lehtësimin e kreditimit. Ndërkaq, Banka e Anglisë thotë se do të fillojë edhe të presë pará për të injektuar fonde shtesë në ekonomi.

Procesi që njihet si “lehtësim sasior” pritet të fusë në qarkullim deri në 211 miliardë dollarë për të nxitur rritje ekonomike.

XS
SM
MD
LG