Lidhje

NATO do të rifillojë marrëdhëniet e nivelit të lartë me Rusinë


Ministrat e jashtëm të NATO-s ranë dakort të rifillojnë marrëdhëniet e nivelit të lartë me Rusinë të ndërprera vitin e kaluar pas ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji.

Sekretari i Përgjithshëm Jap de Hoop Scheffer njoftoi vendimin në takimin e sotëm të aleancës në Bruksel. Ai nuk specifikoi një datë por sugjeroi që marrëdhëniet të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur pas takimit të prillit.

Në Moskë, ministria e jashtme e përshëndeti njoftimin.

Sekretari i Përgjithshëm Scheffer vuri në dukje mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Rusinë lidhur me çështje të tilla si shtimi i pranisë ushtarake ruse në Abkazi dhe Osetinë Jugore dhe synimet ruse për ndërtimin e bazave ushtarake në ato territore.

Më parë, sekretarja e shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje NATO-s të fillojë marrëdhënie të reja me Rusinë. Në takimin e saj të parë me aleancën që kur mori postin, zonja Klinton bëri thirrje për përpjekje konstruktive në zonat e interesit të përbashkët, kontrollin e armëve dhe ndihmën për Afganistanin. //bsa//

XS
SM
MD
LG