Lidhje

Takimi i NATO-s: SHBA propozojnë një konferencë për Afganistanin

  • Sonja Pejs
  • Bruksel

Ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord të rifillojnë bisedimet me Rusinë, megjithë mosmarrëveshjet që kanë. Po dje, SHBA propozuan një takim të posaçëm ndërkombëtar mbi Afgansitanin, mundësisht deri në fund të marsit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës na informon nga selia e NATO-s në Bruskel, mbi takimet që zhvilluan ministrat gjatë gjithë ditës së djeshme.

Në selinë e NATO-s dje u zhvilluan një numër i madh takimesh me dyer të mbyllura, që nganjëherë u karakterizuan ma debate intensive, sidomos lidhur me marrëdhëniet me Rusinë.

Çështja e debatuar ishte në se duhen filluar kontaktet zyrtare, të nivelit të lartë me Rusinë, 7 muaj pas pezullimit të tyre.

Disa anëtare të NATO-s, vende evropianolindore, druhen se rifillimi i kontakteve mund të sinjalizojë dobësimin e vendosmërisë së perëndimorëve për t’i bërë rezistencë Moskës.

Por në fund, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer, tha se çështja u zgjidh.

"Ministrat arritën një marrëveshje për rifillimin zyrtarisht nga puna të Këshillit NATO-Rusi," - tha ai.

Zoti Shefer parashikoi një takim të nivelit minsterial menjëherë pas takimit me rastin e 60-vjetorit të NATO-s në muajin prill.

Arsyeja për këtë vendim dukej e qartë.

"Rusia, - tha zoti Shefer, - është një lojtare e rëndësishme, ajo është një lojtare globale. Dhe kjo do të thotë se nuk duhet parë si mundësi mungesa e kontaktit me rusët."

NATO i pezulloi takimet nivellit të lartë me Këshillin e Lartë NATO-Rusi si protestë ndaj ndëhyrjes ushtarake ruse në Gjeorgji gushtin e vitit të kaluar dhe pas njohjes menjëherë nga Moska të dy republikave separatiste gjeorgjiane.

Këto mospajtime dhe të tjera vazhdojnë të eksiztojnë, tha zoti Shefer:

"Ne akoma vazhdojmë të mos e miratojmë njohjen nga Rusia të Abkazisë dhe Osetisë Jugore, as synimin e Moskës për të ngritur bazat e veta në këto vende, që janë pjesë e territorit gjeorgjian, dhe këto nuk duhet t’i harrojmë," - tha zoti Shefer.

Sekretarja amerikane Shtetit Hillari Klinton, në vizitën e saj të parë në selinë e NATO-s, në postin e kryediplomates amerikane, tha se e kupton shqetësimin e disave vendeve anëtare lidhur me qëndrimin ndaj Rusisë. Por, zonja Klinton theksoi se me Rusinë ka edhe shumë fusha ku mund të bashkëpunohet.

"Ne kemi disa fusha, për të cilat besojmë se jo vetëm që mundemi, por edhe duhet të bashkëpunojmë me Rusinë, siç janë mospërhapja e armëve, kontrolli i armatimeve, lufta kundër terrorizimit, apo përpjekjet kundër piraterisë," - tha ajo.

Sekretarja Klinton është në plan të takohet sot me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Gjenevë.

Vendet anëtare të NATO-s po ashtu e mirëpritën ofertën e Rusisë për të ndihmuar me hapjen e një linje të re për dërgimin e ndihmave në Afganistan, një tjetër çështje që zuri një vend të rëndësishëm në diskutimet e djeshme në Bruksel.

Zonja Klinton bëri të njohur se SHBA duan të mbahet një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin, ku të përfshihen edhe vendet e NATO-s, donatorë dhe vende fqinje, mes tyre edhe Irani.

"Ne e kemi paraqitur këtë ide, e cila ende po diskutohet, si një mënyrë për të sjellë në një tryezë të përbashkët të gjitha vendet që kanë interesa tek Afganistani. Në se arrijmë ta organizojmë një takim të tillë, pritet që edhe Irani të ftohet të marrë pjesë, si vend fqinj me Afganistanin," - tha ajo.

Zonja Klinton tha se SHBA besojnë se një përpjekje më e madhe rajonale është thelbësore dhe ajo shtoi se kjo përfshin trajtimin strategjik të Afgansitanit dhe Pakistanit, bashkarisht.

"Është e qartë se rajonet kufitare mes të dy vendeve janë qendra e aktiviteteve të ekstremistëve. Po bëhet përherë e më e qartë se Pakistani po përballet me kërcënime tepër serioze të brendshme dhe se Afganistani nga ana e tij ndeshet me kërcënime të jashtme që vijnë nga Paksitani," - tha zonja Klinton.

SHBA janë zotuar të dërgojnë edhe 17 mijë trupa shtesë në Afganistan. Edhe vendeve të tjera të NATO-s po u kërkohet të çojnë atje trupa të tjera.

Megjithatë, SHBA dhe NATO po theksojnë se në Afganistan nuk nevojietet vetëm një përpjekje ushtarake, por në të njëjtën kohë atje nevojitet zhvillimi i vendit dhe ndihma për civilët.//lk

XS
SM
MD
LG