Lidhje

Gorbaçov kritikon partinë Rusia e Bashkuar të kryeministrit Putin


Ish presidenti sovjetik Mikail Gorbaçov thotë se partia Rusia e Bashkuar e kryeministrit rus Vladimir Putin është e ngjashme me komunistët më të këqinj që ai kishte udhëhequr dikur.

Gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve Associated Press, zoti Gorbaçov e kritikoi Rusinë e Bashkuar si parti burokratësh, duke e quajtur atë versionin më të keq të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ai kritikoi gjithashtu parlamentin rus se i mungon pavarësia e duhur dhe tha se sistemi i drejtësisë së vendit nuk i nënshtrohet tërësisht dispozitave të kushtetutës ruse.

Ish udhëheqësi rus tha se mendon që është koha e duhur për të përmirësuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të parandalojë perspektivën e një Irani me armë bërthamore nëpërmjet përpjekjeve maksimale për dialog.

Duke reflektuar për të kaluarën, ai tha se synimi i tij nuk kishte qenë të shpërbënte Bashkimin Sovietik, por të përpiqej ta bënte komunizmin më funksional. (ze)

XS
SM
MD
LG