Lidhje

SHBA: Ekspertët e ekonomisë thonë se shifra e papunësisë është 7,9 për qind


Ekspertet e ekonomisë thonë se raporti i sotëm i papunësise në Shtetet e Bashkuara për muajin shkurt mund të zbulojë një normë të lartë deri në 7,9 përqind të papunësisë, duke treguar përkeqësimin e tregut të punës dhe thellimin e recesionit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha dje se ai nuk pret "lajme të mira" nga raporti i së premtes.
Indekset amerikane të tregjeve të këmbimeve rënë ndjeshem dje, ku indeksi "S & P 500" ishte në nivelin më të ulët që nga viti 1996.

Të tre indekset kryesore humbën së paku katër përqind, ndërsa indekset europiane humbën mes 3 dhe 5 përqind.

Dje në Europë, zyrtarët ulën normat e interestit në përpjekje për të vënë në lëvizje tregjet e kredive. Banka e Anglisë uli normën e saj të interesit në 0, 5 përqind, normë kjo më e ulta në 314 vite. Banka Qendrore e Europës uli normën e saj te interesit në 1,5 përqind.//lk

XS
SM
MD
LG