Lidhje

SHBA: Papunësia arrin 8.1 për qind në shkurt


Në Shtetet e Bashkuara niveli i papunësisë u rrit ndjeshëm në 8 presje 1 përqind në shkurt, ndërsa ekonomia pati një humbje të 651 mijë vendeve të punës.

Raporti i sotëm i Departamentit të Punës tregon se papunësia është tani në nivelin më të lartë në 25 vjet.

Këto janë shifrat e fundit që tregojnë se recesioni po thellohet në ekonominë më të madhe të botës që është pllakosur nga rënia e çmimit të shtëpive, rënia e besimit të konsumantorëve dhe mungesa e kredive.

Kryetarja e komisionit ekonomik në kongres, Carolyn Maloney e quajti raportin shumë shqetësues. Ajo tha se ekonomia amerikane ka humbur 4 presje 4 milion vende pune që kur filloi recesioni 14 muaj më parë.

Pas publikimit të raportit, indekset kryesore në tregjet amerikane dhe ato evropiane pësuan ngritje, ndërkohë që tregjet në Azi u mbyllën me rënie të madhe. //ad//

XS
SM
MD
LG