Lidhje

Lavrov: Një traktat i ri për armët strategjike me SHBA, prioritet


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se një traktat i ri me Shtetet e Bashkuara për pakësimin e armëve strategjike është një përparësi.

Zoti Lavrov i bëri komentet sot gjatë një konference për çarmatimin në Gjenevë, një ditë pas takimit të tij të parë zyrtar me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

Zoti Lavrov tha se Rusia dëshiron të vërë një kufi jo vetëm për armët bërthamore por edhe për sistemet e tyre.

Ditën e premte, zoti Lavrov dhe zonja Klinton sinjalizuan një fillim të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe u zotuan se do të arrinin një marrëveshje mbi Traktatin e Pakësimit të Armëve Strategjike para se afati i marrëveshjes aktuale të përfundojë më 5 dhjetor.

Të dyja palët ranë dakord se është me rëndësi të fillojë puna për negocimin e një traktati të ri. //ek

XS
SM
MD
LG