Lidhje

Teleskopi Kepler niset në hapësirë në kërkim të jetëve të tjera


Agjencia amerikane e hapësirës NASA hodhi në hapësirë një teleskop të ri, me shpresën për të zbuluar planete të ngjashme me Tokën.

Teleskopi Kepler u hodh nga një raketë mbrëmë nga Kepi Kanaveral i Floridës. Gjatë misionit të tij prej tre vjet e gjysëm, teleskopi do të vëzhgojë rreth 100 mijë yje, në kërkim të planeteve me përmasat e Tokës dhe në veçanti me temperaturat e nevojshme për të patur ujë, që është elementi i nevojshëm për jetën.

Projekti me vlerën e 600 milionë dollarëve ka emrin e astronomit gjerman të shekullit të 17-të, i cili ndihmoi në përshkrimin e lëvizjes së planeteve në orbitat rreth yjeve.//lk


XS
SM
MD
LG