Lidhje

Kryeministri palestinez Salam Fajad jep dorëheqjen


Kryeministri palestinez Salam Fajad dha sot dorëheqjen duke thënë se shpreson që kjo t’i hapë rrugën një qeverie të unitetit kombëtar.

Zoti Fajad tha se ja kishte dorëzuar dorëheqjen Presidentit Mahmud Abas dhe se ajo do të hyjë në fuqi pasi të jetë formuar qeveria e re.

Ky zhvillim vjen pas rifillimit të bisedimeve për ndarjen e pushtetit mes qeverisë së Bregut Perëndimor dhe grupit militant islamik Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës.

Hamasi ka kërkuar disa herë dorëheqjen e zotit Fajad, duke thënë se qeveria e tij është e paligjshme dhe jokushtetuese.

Presidenti Abas tha se dorëheqja synon të çojë përpara dialogun kombëtar. Ai tha se shpreson se një marrëveshje mund të arrihet deri në fund të muajit.

Zoti Abas e emëroi zotin Fajad si kryeministër pas marrjes nga hamasi të kontrollit mbi Rripin e Gazës në vitin 2007. //ii

XS
SM
MD
LG