Lidhje

Shtetet e Bashkuara njoftojnë uljen e numrit të trupave në Irak


Ushtria amerikane ka publikuar plane për tërheqjen e 12 mijë trupave nga Iraku brenda këtij viti. Lajmi u njoftua ndërsa një sulm vetëvrasës me bombë shkaktoi vdekjen e 28 vetëve jashtë një akademie të policisë në Bagdad.

Zyrtarë ushtarakë thonë se trupat do të largohen brenda shtatorit të këtij viti, si pjesë e planit të presidentit Obama për t’i dhënë fund misioneve luftarake atje brenda vitit 2010 dhe tërheqjen e plotë të trupave nga Iraku brenda 2011-ës.

Sipas zyrtarëve edhe 4 mijë trupa britanike do të tërhiqen gjatë muajve të ardhshëm. Ulja e trupave të huaja do të shtojë trysninë ndaj ushtrisë irakiane për të siguruar vendin. //ek

XS
SM
MD
LG