Lidhje

Izraeli: Irani ka aftësi të prodhojë bombë bërthamore


Shefi i Zbulimit Ushtarak izraelit i tha kabinetit të vendit se Irani tani ka aftësinë të prodhojë një bombë bërthamore nëse dëshiron ta bëjë diçka të tillë.

Zyrtarët i thanë gazetarëve gjatë një takimi të Kabinetit ditën e dielë se Gjeneral Majori Amos Jadlin nuk tha nëse Irani ka apo jo një bombë të tillë. Por ai paralajmëroi se Irani siç tha ai ka tejkaluar aftësitë teknologjike dhe mund të krijojë një bombë bërthamore.

Gjeneral Majori Jadlin akuzoi Iranin se po përdor negociatat bërthamore me Perëndimin për të fituar më shumë kohë ndërsa vazhdon punën për krijimin e bombës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts tha javën e kaluar se Irani nuk është pranë ndërtimit të një arme bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore thotë se Irani ka 1010 kg uraniumi të pasuruar në shkallë të ulët i cili mund të përdoret për energji bërthamore. Agjencia nuk ka përcaktuar nëse Irani ka aftësinë e pasurimit të mëtejshëm të uraniumit në nivel armatimi. //ek

XS
SM
MD
LG