Lidhje

Shqipëri: Policia në jug sekuestron sasi të mëdha hashashi


Policia sekuestroi sot në jug të Shqipërisë një sasi të madhe lëndësh narkotike që dyshohet se kishte si destinacion Greqinë. Burimet zyrtare të policisë njoftuan se rreth 500 kg hashash u bllokuan kur po ngarkoheshin në nje automjet në disa magazina tregëtare në Lazarat të Gjirokastrës.

Policia tha se arrestoi dy persona që do të dalin para drejtësisë për transportim të lëndëve narkotike. Kjo është sasia më e madhe e hashashit e bllokuar kohët e fundit nga policia shqiptare.

Trafiku i lëndëve narkotike mbetet nga format kriminale më të përhapura në brezin kufitar të Shqipërisë me Greqinë. Policia thotë se do t`i vazhdojë operacionet për të bllokuar ato sasi hashashi që janë kultivuar vitin e shkuar në disa nga zonat jugore të Shqipërisë.

Raportet ndërkombëtare thonë se Shqipëria mbetet ende një vend kultivues i hashashit dhe vend tranzit i llojeve të forta të drogës si heroinë dhe kokainë. //ii

XS
SM
MD
LG