Lidhje

Banka Evropiane, ekonomia globale po fillon ta rimarrë veten


Kreu u Bankës Qëndrore Evropiane tha se ka disa shenja se ekonomia globale po fillon ta rimarrë veten.

Trishe tha se investitorët skeptikë nuk po u kushtojnë rëndësinë e duhur ndryshimeve që mund t’i japin shtytje aktivitetit ekonomik, si për shembull rënia e çmimeve të mallrave të konsumit, paketa qeveritare e stimulimit dhe shkurtimet e shumta të shkallës së interesit.

Komentet e zotit Trishe sot bien në kontrast me raportet e reja të Bankës Botërore dhe të Bankës Aziatike për Zhvillim, të cilët pasqyrojnë një pamje të zymtë të ekonomisë globale. Në Shtetet e Bashkuara, investitori bilioner, Warren Buffett, tha se ekonomia amerikane “ka rënë në greminë,” siç u shpreh ai.

Raporti i Bankës Aziatike për Zhvillim vënë dukje se recesioni zhduku një sasi prej 50 trilion dollarësh në vlerat financiare në gjithë botën, madje ka goditur Azinë më rëndë.

Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret në vitin 2009, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një studim të publikuar të dielën, Banka thotë po ashtu se pritet që tregtia botërore të pësojë rënien më të madhe në 80 vjetët e fundit. (ze)

XS
SM
MD
LG