Lidhje

Sudani liron udhëheqësin e opozitës Hasan al Turabi


Autoritetet sudaneze liruan udhëheqësin e opozitës Hasan al- Turabi, i burgosur për gati dy muaj pasi kishte kërkuar dorëzimin e presidentit Omar al-Bashir në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Kreu i partisë kongresi popullor ishte udhëheqësi i parë i opozitës që mbrojti publikisht vendimin e gjykatës penale kundër zotit Bashir.
Gjykata nxorri urdhër-arresti të enjten për presidentin sudanez, nën akuza për krime lufte në Darfur.

Në komentet për gazetarët, Turabi, tha se zoti Bashir duhet të dalë para gjykatës megjithëse nuk bëri thirrje për dorëzimin e tij.

Ai kritikoi gjithashtu vendimin e Sudanit për të përjashtuar 13 agjenci të huaja ndihmash. //ek

XS
SM
MD
LG