Lidhje

Spanja mbështet aspiratat evropiane të Serbisë


Kryeministri i Spanjës, Hose Luis Zapatero mbështeti aspiratatat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ripohoi kundërshtimin e Spanjës për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Udhëheqësi spanjoll i bëri këto komente në Madrid pas bisedimeve me presidentin serb, Boris Tadiç.

Dy palët po kështu do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe ushtarako-ekonomike.

Pak pas mbërritjes në Madrid zoti Tadiç bëri një ndalesë në monumentin e ngritur pranë stacionit hekurudhor Atoça për nder të 191 të vrarëve nga sulmet terroriste të marsit 2004 në trenat e pasagjerëve të Madridit.

Edhe Mbreti spanjoll Huan Karlos do të takohet me udhëheqësin serb, i cili do të flasë nesër para një forumi ekonomik në Madrid. //ek

XS
SM
MD
LG