Lidhje

Irak: 33 të vrarë nga një sulm vetëvrasës


Zyrtarët irakianë thonë se 33 vetë humbën jetën nga një sulm vetëvrasës në perëndim të Bagdadit. Mes viktimave ishin udhëheqës fisnorë, zyrtarë të sigurisë dhe gazetarë.


Policia thotë se autori i sulmit hodhi veten në erë ndërsa grupi i udhëheqësve fisnorë po ecte në një treg në Abu Graib, pranë kryeqytetit. Rreth 46 vetë u plagosën.

Televizioni al-Bagdadija në Kairo thotë se dy nga gazetarët e tij u vranë nga shpërthimi. Organizata Gazetarët pa Kufi tha se dy gazetarët ishin të parët që humbin jetën këtë vit në Irak.

Udhëheqës fisnorë Suni dhe Shiitë sapo kishin përfunduar një takim për pajtimin kombëtar në një ndërtesë të bashkisë në Abu Graib, kur ndodhi sulmi.

Po sot, një makinë bombë në qytetin kresisht të krishterë të Hamdanisë pranë Mosulit shkaktoi vdekjen e dy civilëve.

Sulmet pasojnë një sërë incidentesh të dhunshme në gjithë Irakun, përfshirë një sulm vetëvrasës para një akademie të policisë të dielën që shkaktoi vdekjen e 28 personave.//kk//

XS
SM
MD
LG