Lidhje

Slloveni-Kroaci: Ministrat nuk bien dakord për pretendimet kufitare


Ministrat e jashtëm të Kroacisë dhe Sllovenisë nuk arritën përparim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kufitare mes dy vendeve.

Ministrat Gordan Jandrokoviç and Samuel Zbogar u takuan dje në Bruksel.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Olli Ren, i cili ndërmjetësoi bisedimet, e quajti takimin një përpjekje në vazhdim. Ai tha se ministrat ranë dakord të takohen përsëri.

Sllovenia kërkon dalje të drejtpërdrejtë në ujrat ndërkombëtare në Detin Adriatik përmes ujrave kroate. Sllovenia i ka bllokuar bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë në bashkimin Europian për shkak të mosmarrëveshjes.

Kroacia tha dje se do ta pranonte ndërmjetësimin e BE-së me kusht që mosmarrëveshja të dërgohet për zgjidhje përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në hagë.

Sllovenia ka thënë se edhe ajo do ta pranonte ndërmjetësimin e BE-së por nuk dëshiron që çështja të shkojë në gjykatë. //ii

XS
SM
MD
LG