Lidhje

Debat me temën: "Kosova në veri dhe jug të Lumit Ibër"


Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë u thanë sot përfaqësuesve politikë të serbëve vendas se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ndërsa plani i krye negociatorit ndërkombëtarë Martti Ahtisaari, siguron mirëqenien e tyre në vend. Gjatë një debati me temën "Kosova në jug dhe veri të lumit Ibër", ata thanë se ky lum nuk duhet të trajtohet si vijë ndarëse, ndërsa përfaqësuesit e komunitetit serb thanë se lumi karakterizon dy mënyra krejt të ndryshme të jetës së serbëve në Kosovë. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë Besim Abazi.

Nderkohe, sot në Pejë një gjykatë e mbikëqyrur nga EULEX-i, filloi një proces gjyqësor kundër një shqiptari të Kosovës nën akuzat për krime lufte. Prokuroria e akuzon Gjelosh Krasniqin, një ish pjesëtar i UÇK për rrëmbim, vrasje dhe grabitje gjatë luftës në rajonin e Pejës. Sipas prokurorit Jens Christensen, Gjelosh Krasniqi, me 24 mars të vitit 1999, bashkë me katër persona të tjerë kanë arrestuar në një fshat të Gjakovës, Pashk Lulin, i cili nga ajo ditë llogaritet i zhdukur. I akuzuari Krasniqi e mohoi në seancën e sotme veprën për të cilën akuzohet. Ky është procesi i dytë gjyqësor për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës që drejtohet nga prokurorë e gjykatës të EULEX-it. Më 4 mars, Gani Gashi u shpall fajtor dhe u dënua me 17 vjet heqje lirie. Mbi 1 mijë e 500 policë, gjykatës e prokurore ndërkombëtarë janë vendosur në Kosovë në kuadër të EULEX-it për të mbështetur, këshilluar e vëzhguar institucionet vendase të policisë dhe drejtësisë.

XS
SM
MD
LG