Lidhje

Prokurorët: Madoff mund të dënohet me deri 150 vjet burg


Prokurorët thonë se financieri Bernard Madoff, i akuzuar për mashtrime me një skemë piramidale që mendohet t’u ketë kushtuar investitorëve miliarda dollarë, mund të dënohet deri me 150 vjet burg.

Prokurorët federalë publikuan dje 11 akuzat kundër tij gjatë një séance dëgjimore në Nju Jork.

Prokurorët e akuzojnë zotin Madoff se nga vitet 80 e deri në arrestimin e tij në dhjetor të vitit të kaluar, ai përdori një skemë për t’i grabitur klientët duke u marrë atyre miliarda dollarë nën pretendime të rreme.

Ata thonë se financieri i Uoll Stritit operonte një skemë piramidale gjigante përmes së cilës përvetësoheshin paratë e klientëve ndërkohë që u jepte atyre përshtypjen se ky ishte një biznes i ligjshëm.

Prokurori Lev Dassin tha se "përmasat e mashtrimit të zotit Madoff janë të papara.”

Avokati i zotit Madoff tha se se pret që të enjten, klienti i tij ta pranojë fajësinë që lidhet me akuzat për mashtrim, shkelje të betimit para gjykatës dhe pastrim parash. //ii

XS
SM
MD
LG