Lidhje

15 të vrarë gjatë të shtënave në një shkollë të mesme në Gjermani


Policia gjermane tha se një 17 vjeçar i armatosur u vra pasi vrau të paktën 15 vetë në një shkollë në afërsi të Shtutgardit.

Policia tha se nëntë nxënës dhe tre mësues në shkollën e mesme teknike Albertville në qytetin Vinenden ishin mes viktimave. Një banor pranë shkollës dhe dy të tjerë u vranë gjithashtu gjatë incidentit. Autoritetet e kanë identifikuar autorin si një ish nxënës, për të cilin policia kishte dijeni më parë.

Në Berlin, kancelarja Angela Merkel shprehu indinjatë për incidentin duke i cilësuar vrasje si një krim të shëmtuar. Ajo bëri thirrje për një ditë zie për mbarë Gjermaninë.

Policia tha se i riu, i veshur me rroba ushtarake të zeza, hyri në një klasë në shkollën me 1 mijë e 500 nxënës sot në mesditë dhe hapi zjarr.

Autoritetet thanë se i dyshuari arriti të largohej nga skena me makinë dhe më pas u qëllua nga policia në një qytet aty pranë. //iç//

XS
SM
MD
LG