Lidhje

Obama kërkon bashkëpunim për nxjerrjen e ekonomisë globale nga kriza



Presidenti Barak Obama tha se veprimet e bashkërenduara janë e vetmja rrugë për të rigjallëruar ekonominë globale.

Zoti Obama tha se ai ka marrë hapa për të rigjallëruar ekonominë amerikane dhe se po punon me udhëheqësit botërorë, duke paralajmëruar se në se vendet e tjera vazhdojnë të jenë në vështirësi, kjo do të ndikojë negativisht edhe për ekonominë e Amerikës.

Presidenti dhe Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner thanë gjithashtu se po përqëndrohen në ndryshimin e regullave të sistemit financiar për të parandaluar përsëritjen e krizës së tanishme.

Përpjekjet për ta nxjerrë ekonominë globale nga kriza po ndeshin në vështirësi para takimit të nivelit të lartë të fuqive industriale muajin e ardhshëm në Londër.

Zyrtarët e financave në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kanë mosmarrëveshje rreth nevojës për paketa stimuluese shtesë për të ndihmuar në rigjallërimin e ekonomisë. Një zyrtar i lartë britanik tha se bashkërendimi i përpjekjeve me Shtetet e Bashkuara po pengohet për shkak të vendeve të paplotësuara ende në Departamentin e Thesarit.

XS
SM
MD
LG