Lidhje

Të jetosh në shtëpinë e së ardhmes


Në fshatin Cham në Zvicër, një shtëpi është ndërtuar për të vëzhguar se si një familje do të jetojë në një shtëpi të së ardhmes. Familja Steiner ka jetuar në këtë shtëpi prej mëse 6 vjetësh. Këtu dritat komandohen me zë, makina që pret barin ka mendjen e vet dhe në kuzhinë ka lidhje me fshesë elektrike për të pastruar ndonjë ndotje të zakonshme.

Të gjitha paisjet shtëpiake ndërlidhen me njëra tjetrën me teknologjinë pa tela dhe ekranet televizive monitorojnë çdo gjë që ndodh. Çelësat e shtëpisë janë zevendësuar me skanuesit biometrikë të sigurisë. Kjo realizohet përmes shenjave të gishtave apo një karte magnetike. Një kamera sigurie regjistron se kush vjen. Të gjitha informacionet transmetohen tek një paisje qendrore, që komandohet përmes një ekrani virtual të vënë afër frigoriferit. Sistemi lidh të gjitha paisjet së bashku dhe është i lidhur edhe me internetin.

Gjithçka monitorohet gjatë gjithë kohës, madje kompjteri e di se çfarë ka në frigorifer. Ushqimet porositen përmes internetit por edhe qendra e kontrollit mund të porosisë ushqimet e duhura për një recetë të caktuar. Gjithashtu qendra komandon furrën se ç’temperaturë duhet përdorur dhe kur duhet ndezur apo fikur.

Kur të vijnë ushqimet e porositura, punonjësi mund të fusë ushqimet në një frigorifer që i hapet dera edhe nga jashtë dhe pastaj kur vjen në shtëpi mund ta pastrosh. Familja Steiner lëvizi nga Kenia në Zvicër dhe është përshtatur kollaj në shtëpinë e teknologjisë së lartë. Thuajse çdo aspekt në shtëpi mund të komandohet nga ekrani, nga kompjuteri portativ apo komandat me zë.

Televizioni i tyre është një qendër mediatike e lidhur edhe me internetin. Aty mund të ruash filmat, muzikën apo fotografitë. Ndryshe nga të tjerat, korrësja e barit nuk është e lidhur ende me internetin. Korrësja e pret barin brenda pak orëve dhe përdor vetëm energji diellore. Sensorët meteorologjikë në çati i tregojnë sistemit qendror për të mbyllur dritaret kur bie shi, apo mbyllur perdet kur del dielli. Ndërsa kamera dërgon pamje të shtëpisë përmes internetit kur të zotët janë në punë.

Pjesa dërmuese e funksioneve mund të komandohen nga vetura apo përmes telefonit. Familja Steiner ka vendosur ta blejë shtëpinë ndërkohë që kompani teknologjike po u kërkojnë atyre të testojnë paisjet e reja në këtë laborator që është bërë tashmë shtëpia e tyre.//kh//

XS
SM
MD
LG