Lidhje

Avokati i popullit, i shqetësuar për letërnjoftimet


Në Shqipëri, avokati i Popullit Ermir Dobjani ngriti sot një sërë shqetësimesh lidhur me procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime. Sipas vrojtimeve të bëra nga zyra e tij, ka mangësi në regjistrin e gjendjes civile si dhe probleme me sistemin e kompanisë franceze të prodhimit të kartave ndaj të cilave ai lëshoi akuza për mungesë transparence. Po sot parlamenti miratoi ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar që do të ndjekë nga afër procesin e zbatimit të kodit zgjedhor.

XS
SM
MD
LG