Lidhje

Irak: Tre vjet burg për gazetarin që qëlloi me këpucë ish presidentin Bush


Një gjykatë në Bagdad dënoi me tri vjet burgim gazetarin që tentoi të qëllonte me këpucë ish Presidentin amerikan, Xhorxh Bush.

Dënimi i indinjoi përkrahësit e i gazetarit Muntazer al-Zaidi, i cili nuk pranoi fajësinë kur iu cituan akuzat për sulmin ndaj një udhëheqësi të huaj.

Avokatët e tij thanë se do ta apelojnë dënimin. Zoti Zaidi përballej me një dënim deri në 15 vjet burgim për sulmin ndaj një udhëheqësi të huaj.

Ai i tha gjykatës sot se veprimi i tij ishte një reagim i natyrshëm dhe bëri atë që do të bënte çdo irakian.Kur doli para gjykatës muajin e kaluar, gazetari tha se deklarata e presidentit për “fitore” dhe buzëqeshja e tij e pashpirt, siç u shpreh ai, ishin të tepërta pas disa vjet lufte dhe shkatërimesh që pas pushtimit të vendit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Kryetari i organizatës Gazetarët pa Kufij, Zhan Fransua Xhyjard, i tha Zërit të Amerikës se veprimet e zotit Zaidi nuk meritojnë dënim me burgim.//iç//

XS
SM
MD
LG