Lidhje

Vazhdon numri rekord i papunësisë



Numri i punëtorëve amerikanë që kanë marrë asistencë për papunësinë më shumë se një javë arriti një rekord të ri ndërsa recesioni po i detyron kompanitë të shkurtojnë vendet e punës për të shkurtuar kostot.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës thotë se më shumë se 5 presje 3 milionë amerikanë morrën ndihmë për papunësinë javën e kaluar.

Numri i njerëzve që po aplikojnë për herë të parë për asistencë u rrit në 654 mijë.

Një raport tjetër i qeverisë tregon se shitjet me pakicë u ulën në shkurt por jo aq sa ç’prisnin ekonomistët.

Ekonomistët ndjekin shitjet me pakicë pasi kërkesat e konsumatorëve nxisin gati dy të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG