Lidhje

Diplomati austriak Inzko ndërmjetësi i ri ndërkombëtar në Bosnje


Komuniteti ndërkombëtar emëroi diplomatin austriak, Valentin Inzko ndërmjetësin e tij kryesor në Bosnje.

Këshilli për vendosjen e paqes që mbikqyr procesin e paqes në Bosnje-Hercegovinë, miratoi sot emërimin e zotit Inzko.

Ai do të marri detyrën më 26 mars. Komuniteti ndërkombëtar krijoi postin e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjen pas Marrëveshjes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund konfliktit në Ballkan në vitin 1995.

Komuniteti ndërkombëtari ka dhënë ndërmjetësit kompetenca për të zbatuar ligjin dhe për të shkarkuar zyrtarë të zgjedhur.

Zyra e përfaqësuesit ishte në plan të mbyllej në vitin 2007, por mandati i saj u zgjat për shkak të vazhdimit të tensioneve në Bosnje. //iç//

XS
SM
MD
LG