Lidhje

Obama kategorik kundër shpërdorimit të paketës stimuluese


Presidenti Barak Obama po u bën thirrje të gjitha shteteve amerikane t’i përdorin pjesën e tyre të fondeve stimuluese me kujdes, duke thënë se nuk do të tolerojë shpenzimet e pakontrolluara të 787 miliard dollarëve të paketës ekonomike.

Presidenti Obama tha gjatë një takimi me përfaqësues të shteteve të enjten në Uashington se nëse paratë do të shpërdorohen, atëherë zyrtarët nuk do ta lejojnë këtë. Përfaqësuesit e shteteve amerikane po merrnin pjesë në një konferencë një-ditore për mënyrën e përdorimit të fondeve të caktuara për shtetet e ndryshme në paketën e stimujve ekonomikë që zoti Obama sapo e nënshkroi duke e kthyer në ligj.

Presidenti Obama tha më vonë gjatë një takimi me krerë biznesesh se administrata e tij do të trajtojë edhe kërcënimet afatgjata ndaj mirëqenies së vendit. Ai tha se vonesat në investimeve për kujdesin shëndetësor, energji, dhe arsim do ta bënin rimëkëmbjen më të dobët dhe të ardhmen më pak të sigurt. Megjithatë, ai i siguroi krerët e bizneseve se është i përkushtuar ndaj një sistemi të tregut të lirë. //bsa//

XS
SM
MD
LG