Lidhje

Grupi i 20-shes mblidhet sot në afërsi të Londrës


Ministrat e financave dhe krerët e bankave qëndrore nga vendet e grupit të 20-shes po mblidhen sot në afërsi të Londrës për një takim dyditor për të vendosur mënyrat e lehtësimit të recesionit global.

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zellik u bëri thirrje zyrtarëve të ndërmarrin veprime të fuqishme dhe efektive duke thënë se ky po kthehet në një vit të rrezikshëm për ekonominë.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Gajtnër pritet të nxisë më shumë vende të shtojnë shpenzimet e të shkurtojnë taksat në përpjekje për të rigjallëruar rritjen ekonomike.

Disa zyrtarë evropianë thanë se përmirësimi i rregullave financiare është rruga më e mirë që duhet ndjekur.

Takimi zhvillohet ndërsa kryeministri japonez, Taro Aso, bëri thirrje për masa të reja stimuluese. Kryeministri kinez Uen Gjiabao premtoi veprime të mëtejshme për të stimuluar ekonominë e vendit.

Zyrtarët po e shfrytëzojnë takimin për t'u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve më 2 prill. (ze)

XS
SM
MD
LG