Lidhje

Pakistan: Ushtria në gatishmëri në prag të një marshimi opozitar


Pakistani thotë se e ka vënë ushtrinë në gatishmëri në prag të një marshimi që opozita ka planifikuar për ditën e hënë në kryeqytetin Islamabad.

Një zëdhënës i ushtrisë i tha Zërit të Amerikës se ushtria do të mobilizojë një numër të pashpallur trupash nëse i kërkohet nga qeveria.

Ditët e fundit, qeveria e Pakistanit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestat e organizuara në shkallë kombëtare. Sot, policia ndaloi demonstrues në qytetin Multan, dita e tretë e përpjekjeve të qeverisë për të shtypur manifestimin.

Ndërkohë, ministrja pakistaneze e informacionit, Sheri Rehman dha dorëheqjen, pas akuzave të një stacioni televiziv privat që akuzonte qeverinë se po bllokon transmetimet e tij në qytetet kryesore.

Por, një zëdhënës i Presidentit mohoi se stacioni në fjalë, Geo TV, ishte urdhëruar të ndërpriste transmetimet apo se ndonjë transmetim tjetër privat ishte bllokuar. //ek

XS
SM
MD
LG