Lidhje

Shqipëri: Përkujtohet 1 vjetori i shpërthimeve në Gërdec


Në Shqipëri një vit më parë shpërthimi në një fabrikë të çmontimit të municioneve në Gërdec shkaktoi 26 të vrarë, afër 300 të plagosur dhe dëmtimin e dhjetra shtëpive. Hetimet e prokuorisë çuan fillimisht në pranga tre persona të akuzuar për vrasje masive, ndërsa sot kur ato janë mbyllur dhe dosja ka shkuar në Gjykatën e lartë nën akuzë janë edhe 25 të tjerë për shpërdorim detyre apo falsifikim. Mes tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe ish gjeneralët më të lartë të ushtrisë shqiptare, përfshirë edhe shefin e shtabit të përgjithshëm. Çështja e Gërdecit ka qenë gjatë gjithë këtij viti pjesë e debatit dhe retorikës politike. Qeveria ka sulmuar publikisht Prokuorinë se hetimet e saj kanë qenë të motivuara politikisht. Të dielën, Partia Socialiste dhe aleatët e saj organizuan një marshim proteste i cili nisi nga Gërdeci për të përfunduar në Sheshin Skënderbej.

XS
SM
MD
LG