Lidhje

SHBA: Qeveria ofron miliarda dollarë kredi për bizneset e vogla


Këshilltarët kryesorë të Presidentit Barak Obama për ekonominë thanë se qeveria do të ofrojë miliarda dollarë kredi për bizneset e vogla në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike.

Austan Goolsbee, anëtar i Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, i tha sot televizionit Fox News se plani i hollësishëm do të njoftohet të hënën. Pritet që qeveria të shtojë garancitë për kreditë dhe të ulë tarifat për huatë, si dhe të përdorë miliarda dollarë për të zhbllokuar tregjet e krditimit për bizneset e vogla.

Zoti Goolsbee tha se administrata shpreson të inkurajojë zgjerimin e biznesit dhe si rrjedhim të nxisë krijimin e vendeve të reja të punës.

Kongresmeni republikan, Erik Kantor tha se plani i zotit Obama do të çojë në rritjen e taksave për bizneset e vogla duke i detyruar ato të shkurtojnë shpenzimet dhe të pakësojnë vendet e punës. Ai tha se partia e tij ka në plan të paraqesë alternativën e saj. //ii

XS
SM
MD
LG