Lidhje

Berat: Projekte zhvillimi pas pranimit në UNESKO


Qyteti i Beratit u fut vitin e shkuar në Listën e Pasurive Botërore të Monumenteve që mbrohen nga UNESCO.

Qendra Historike është vënë në interesimin e autoriteteve vendore dhe qëndrore. Krahas financimeve për restaurime në disa nga lagjet historike të qytetit, investimet po përfshijnë edhe infrastrukturën rrugore.

Banorët po investojnë për të rritur kapacitetet për pritjen e turistëve, ndërkohë që bashkia po përgatit këtë vit një paketë të plotë turistike. Në Kalanë e Beratit, Muzeu Onufri, i cili ruan vlera të rralla të ikonografisë shqiptare, mbetet një nga qendrat më të vizituara, veçanërisht nga turistët e huaj.

Kryetari i Bashkisë së qytetit thotë se ky është investimi më i rëndësishëm i 18 viteve të fundit. Ndërkaq papunësia dhe varfëria mbeten dy nga çështjet më të mprehta për qeverisjen lokale.

XS
SM
MD
LG