Lidhje

Qeveria shqiptare, 600 mijë USD për Qendrën Historike të Beratit


Qeveria shqiptare ka miratuar një financim prej 600 mijë dollarësh për Qendrën Historike të Beratit. Zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës Kombëtare në këtë qytet thonë se po punojnë për përgatitjen e projekteve ndërhyrëse. Tre lagjet historike të Beratit si dhe Kështjella e qytetit do të përfshihen nga restaurimet. Ndërkaq një kërcënim i vazhdueshëm për monumentet mbetet rreziku nga zjarri si dhe ndërtimet e paligjshme. Në materialin e dytë të ciklit mbi Beratin, korespondenti ynë Raimond Kola sjell një vështrim mbi qendrën historike të qytetit, Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Boterore.

XS
SM
MD
LG