Lidhje

Franca rikthehet në komandën ushtarake të NATO-s


Parlamenti francez votoi mbrëmë që Franca të rikthehet në komandën ushtarake të NATO-s.

Kjo çështje ishte në qendër të një votbesimi të zhvilluar në parlament për qeverinë e Presidentit Nikola Sarkozi. 329 deputetë votuan për të mbështetur presidentin Sarkozi dhe politikat e tij të jashtëme ndërsa 238 votuan kundër.

Para votimit, kryeministri Fransua Fijon i tha parlamentit se kthimi i Francës në komandën ushtarake të NATO-s është një korrigjim që do t’i japë vendit ndikim më të madh brenda aleancës.

Ai tha se NATO-ja më 2009 nuk është e njëjta organizatë me atë të vitit 1966.

Kritikët thonë se pjesëmarrja e plotë e Francës në NATO do të dëmtonte pavarësinë franceze nga ndikimi amerikan.

Në vitin 1966, ish presidenti Sharl dë Gol e nxorri Francën nga struktura ushtarake e NATO-s, duke thënë se vendi po humbiste pavarësinë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. //ii

XS
SM
MD
LG