Lidhje

Presidenti Obama u bën sfidë kritikëve të projektbuxhetit të tij të ofrojnë ide të reja


Presidenti Barak Obama po u bën sfidë kritikëve të projektbuxhetit të tij të ofrojnë alternativa konstruktive, duke thënë se vendi ka nevojë për ide të reja dhe jo debate politike.

Buxheti prej 3 presje 6 trilionë dollarësh është kritikuar nga republikanët se shton defiçitin, shpenzimet dhe huatë.

Presidenti i bëri komentet sot pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me demokratët, që kryesojnë komisionet e buxhetit në të dy dhomat e Kongresit.

Presidenti Obama tha se me rëndësi është rigjallërimi i ekonomisë në të ardhmen e afërt dhe investimet afat gjatë, të nevojshme për të ulur koston e shërbimit shëndetsor, për të përmirësuar furnizimet me energji si dhe arsimin.

Një raport i departamentit të tregëtisë tregoi sot një rritje të numrit të shtëpive të reja, 22 përqind në shkurt. Në se rritmi i ndërtimit të shtëpive vazhdon, këtë vit në Shtetet e Bashkuara do të ndërtohen 583 mijë shtëpi të reja. (ze)

XS
SM
MD
LG