Lidhje

Rehn: BE-ja të mos shtyjë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit


Shefi i Bashkimit Europian për çështjet e zgjerimit, Olli Rehn, tha se BE-ja nuk duhet t’i shtyjë planet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, duke i quajtur pranimet e mundëshme të këtyre vendeve një shtyllë stabiliteti.

Duke reaguar ndaj shqetësimeve të Gjermanisë, zoti Rehn tha dje se Bashkimi Europian nuk mund ta ndërpresë punën e paçmueshme për qendrueshmëri dhe përparim. Ai tha se perpektiva europiane është faktor që nxit reformat në Ballkan.

Zoti Rehn tha gjithashtu se kriza ekonomike e Europës dhe përpjekjet për të miratuar një kushtetutë të re të BE-së nuk duhet të largojë vemendjen nga përpjekjet e zgjerimit. Ai tha se Bashkimi Europian është në gjendje të zgjidhë disa gjëra njëkohësisht.

Bashkimi Kristian-Demokrat, partia konservatore e kancelares gjermane Angela Merkel, tha të hënën se BE-ja duhet të konsolidojë institucionet dhe politikat e saj para se të pranojë anëtarë të rinj. //ii

XS
SM
MD
LG