Lidhje

Banka Botërore ul parashikimet për Kinën



Banka Botërore e uli parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës këtë vit, por shtoi se ekonomia e tretë më e madhe e botës ka mundësinë të përballojë ngadalësimin ekonomik global.

Në raportin e saj për këtë tremujor, banka thotë se ekonomia e Kinës do të rritet 6 presje 5 përqind këtë vit nga 7 presje 5 përqind që ishte parashikuar në nëntor. Banka thotë se e uli parashikimin për shkak të uljes së kërkesës për eksportet kineze.

Javën e kaluar, kryeministri kinez We Jiabao i bëri thirrje vendit të bëjë çështë e nevojshme për të arritur objektivin e një rritje prej 8 përqind të përcaktuar nga qeveria.

Raporti thotë se ekonomia e Kinës do të jetë në gjendje të përballë krizën pasi bankat e saj nuk janë ndikuar nga kriza globale e kreditimit. Banka i bëri thirrje Pekinit të ndryshojë fokusine e ekonomisë nga investimet kapitale drejt konsumit të brendshëm.//rd//

XS
SM
MD
LG