Lidhje

Banka Qëndrore amerikane shqyrton strategjitë ekonomike



Zyrtarët në Bankën Qëndrore Amerikane po takohen sot për të diskutuar hapat që shpresojnë se do të gjallërojnë ekonominë amerikane, por nuk pritet të ndryshojnë normat tashmë të ulta të interesit.

Banka Qëndrore pritet të mbajë të pandryshuar nivelin kryesor të interesave mes zero në zero presje 25 përqind, historikisht më i ulti. Ekonomistët thonë se zyrtarët e bankës po shqyrtojnë përpjekje të reja për të ndihmuar tregun e kredive, përfshi mundësinë e blerjes së bonove afatgjata të thesarit për të lehtësuar koston e huave për konsumatorët dhe bizneset.

Tregu i kredive është kryesor për rritjen ekonomike por ai u bllokua kur ra tregu i shtëpive.

Zyrtarët do të marrin në shqyrtim shifrat e reja të një raporti që tregon se çmimet e konsumit u rritën me ritmin më të shpejtë që nga korriku.

XS
SM
MD
LG